Tifozatkuqezi.com

Title

Ç'ka ndodhur, ç'po ndodhë e ç'do të ndodhë?

Description

Me këtë komunikatë për shtyp, shoqata e tifozëve “Ballistët” – Tetovë dëshiron që ta njoftojë mbarë opinionin shqiptar se ajo që ndodhi në datën 24.05.06, për ne dhe të gjithë shqiptarët anembanë botës, paraqet një tradhti kombëtare, pasi klubi Shkëndija u themelua për të përfaqësuar shqiptarët e IRJM, si simbol kombëtar i tyre e jo si vend për manipulime, vjedhje, shitje të vlerave kombëtare për interesa personale (mjete materiale, vetura, shtëpi, lokale luksoze, fasada), etj.

1. Dorëheqjen e të gjitha strukturave udhëheqëse të klubit pa përjashtime, duke marrë parasysh se ata janë fajtorët kryesorë për këtë turp, të cilin sot e mban mbi vete Tetova dhe të gjithë shqiptarët. Nuk anashkalojmë turpin që e përjetuan në këtë sezon tifozët tetovarë me pazarllëqet mes Tetovës me Maqedoninë Sileksin, Pobedën, Bashkimin, Bregallnicën, etj. dhe me ndarjen e premive lojtarëve të Shkëndijës nga klube të tjera. “Zotërinj”, ne kemi qenë gjithmonë të vetëdijshëm për këto gjëra, por i kemi kapërdirë vetëm e vetëm se kinse ne e marrim me siguri kupën! E ku është kupa sot? – është pyetja që ju bëjmë “zotërinj” të dështuar. Përgjigjen e dinë sot e dhe fëmijët në djep, prandaj për dështakë të këtillë në Shkëndija vend më nuk ka. Dhe ju themi NDAL!, pasi do t’ju ndëshkojë historia dhe i gjithë populli shqiptar, ashtu siç ka vepruar çdo herë me tradhtarët. Edhe pse ky është suksesi më i madh i klubit tonë, ne nuk mund të pajtohemi me fatin, vetëm për shkak të pazarllëqeve që i bëtë JU gjatë gjithë sezonit.

2. Shkëndija në vete ngërthen një histori të përgjakur, andaj kërkojmë që ngjyrat kuqezi pas këtij dështimi apo tradhtie t’i mbrojnë vetëm shqiptarët!

read more

Contact

private (PRIVATE1483)
Stuttgart
DE 70565
+49.7116748904

Additional Information

Related Domains





Retrieved from "http://aboutus.com/index.php?title=Tifozatkuqezi.com&oldid=14351991"