rrjeta.org

rrjeta.org - Informatika Shqiptare

rrjeta.org - Një ndër komunitetet e para në gjuhën Shqipe dedikuar botës së teknologjisë dhe informatikës.

Contact

  • Luan Gjokaj

Address

Languages

  • Primary Language is Albanian

rrjeta.org – Informatika Shqiptare, është një web faqe e cila merret me informatikën dhe teknologjinë në përgjithësi. Web faqja është e orientuar me një qëllim, aj që të mbledh të gjithë talentet shqiptarë në këtë lami dhe të kultivojnë talente të reja, në mënyrë që edhe populli shqiptar të ketë një pikëmbështetje për të gjitha problemet dhe diskutimet për botën e kompjuterëve.

rrjeta.org që nga viti 2006 është në shërbim për të gjithë shqiptarët, dhe ka zgjedhur dhe ndihmuar më shumë se 4000 probleme të ndryshme për shfytëzuasit e sajë, duke u ofruar të gjithëve një ndihmë falas pa kurrfarë interesi, vetëm dhe vetëm në shërbimin për përparimin e informatikës dhe teknologjisë shqiptare.

Një ndër avantazhet kryesore të rrjeta.org – Informatika Shqiptare është që nga fillimi i themelimit të kësaj web faqe, rrjeta.org është marrë me sigurimin virtual, do të thotë me sigurimin e kompjuterëve, web faqeve, serverëve etj. Në këtë mënyrë rrjeta.org mori një iniciativë që të kontrolloj po thuaj se të gjitha web faqe shqiptare, kryesisht ato më të njohurat, dhe ti paralajmërojë ato për mungesë sigurie apo për ndonjë “bug” të ndryshëm. Në këtë mënyrë rrjeta.org është duke kontribuar për të gjitha web faqet shqiptare që në këtë mënyrë webmasterët të bëjnë arnimet e nevojshme për një web faqe më të sigurt.

Sigurisht që për të gjithë fillimi i një projekti është i vështirë dhe nuk ke mbështetje, ndoshta nganjëherë sepse shumë kush nuk vlerëson punën tuaj aq sa vlen, ashtu edhe rrjeta.org kishte një fillim të vështirë. Sot rrjeta.org ofron web hosting falas për të gjithë shqiptarët, në mënyrë që t’i ndihmojë të gjithë për realizimin e projekteve tyre, dhe e gjitha kjo falas.

Informacionet e web hosting-ut që ofron falas rrjeta.org: 100GB Hapësirë në disk Trafik i pa-limituar Domeni: emrijuaj.rrjeta.org ose nëse keni domen aktualisht mund të hostojë edhe domenin tuaj që posedoni.

rrjeta.org – Informatika Shqiptare vërtet është duke bërë një revolucion në webin shqiptar duke ofruar gjithë këtë shërbim vullnetarisht për një përparim të informatikës dhe teknologjisë shqiptare.

Për të gjitha informacionet, [www.rrjeta.org]

Discussion

Related Domains

External Links



Retrieved from "http://aboutus.com/index.php?title=rrjeta.org&oldid=19628307"